Newcastle emëron trajnerin e ri, pas shkarkimit të Steve Bruce

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Pas shkarkimit të Steve Bruce, Newcastle vijon të kërkojë për një trajner që t’i besojë projektin e ri të klubit, por deri atëherë është vendosur që skuadra të drejtohet përkohësisht nga Graeme Jones.

Ky i fundit do të drejtojë skuadrën në sfidën e fundjavës ndaj crystal palace në Londër, ndërsa në konferencën për shtyp të ditës së sotme zbuloi edhe dy mungesat që “Magpies” do të ketë për këtë transfertë.

“Portieri Dubravka ka rinisur stërvitjen me ekipin, por nuk besoj që do të jetë gati. Sa i përket Shelvey-t, ai është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Tottenham. Gjithsesi skuadra ka punuar mirë dhe besojmë te një rezultat pozitiv në Londër”, deklaroi Jones.

Tekniku i ”Magpies” ka qenë ndihmës i Steve Bruce dhe deklaroi se i ka ardhur shumë keq për shkarkimin e tij pak ditë më parë, por shtoi se futbolli është dinamik dhe se duhet menduar për sfidën e radhës.

Aktualisht kandidatët kryesorë për t’u ulur në stolin e Newcastle janë Steven Gerrard dhe Lucien Favre, megjithatë drejtuesit e rinj të klubit nuk e kanë ndarë ende mendjen se kujt do t’ia besojnë projektin e ri.

Të ngjashme