Nexhat Demaku jep dorëheqje, Drenasi shkon në zgjedhje

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 12:02 | Nga

Nexhat Demaku, nga sot, nuk është më kryetar i Komunës së Drenasit.

Demaku ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, një ditë pasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si “Drenica 2”.

Vendimin për dorëheqje e ka konfirmuar vet kreu i kësaj komune, por Demaku ka thënë se detajet e tjera do t’i jap në një konferencë për media që ka thirrur për orën 14.

Tani, duhet të shpallen zgjedhjet e reja për kryetar të Drenasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme