Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ditë më parë mori pjesë në një debat në televizionin shtetëror të Serbisë, RTS, ku u përball me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
Aty u fol rreth deklaratave të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kishte thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nëse nuk pranohen në Bashkimin Europian.
Gjatë diskutimit, analisti Nexhmedin Spahiu tha se deklarata e Edi Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë është dhënë nën ndikimin e drogës, transmeton Gazeta Metro.
Këto akuza, të cilat bënë bujë në mediumet dhe gazetat serbe, Spahiu i bëri në RTS televizionin shtetëror serb te cilin e kishte bombarduar NATO për propagandë anti njerëzore në vitin 1999.
Debatin e mbajtur në transmetuesin publik serb mund ta ndiqni në videon më poshtë, prej minutës 32:40.