Neymar afër kalimit në PSG

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 11:32 | Nga

Neymar duket se është gjithnjë e më pranë një transferimi te gjiganti francez, Paris Saint-Germain.

Superylli i Barcelonës aktualisht është në qendër të spekulimeve për një largim nga Camp Nou.

Mediat braziliane raportojnë se Neymar tashmë ka biseduar me bashkëkombasit e tij te PSG dhe u ka thënë se ata do të luajnë së bashku sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve, Neymar ka pritur definimin e të ardhmes së Dani Alvesit dhe pas kalimit të tij te PSG, ai ka biseduar edhe me Marquinhos, Lucas Mouran dhe Thiago Silvan, të cilëve u ka thënë se do t’u bashkohet në Paris.

PSG i ka ofruar Neymarit një pagë të jashtëzakonshme dhe një projekt ku ai është në qendër të tij pa pasur nevojë që të jetë në hije të Messit.

Mediat në Brazil janë të sigurta se pas rikthimit të Neymar nga turneu në SHBA destinacioni i tij do të jetë Parisi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme