Neymar i ka thënë Philippe Coutinho që mos të transferohet në Barcelonë
Ylli brazilian, Neymar po punon kundër ish skuadrës, Barcelonës. Ai i ka thënë Philippe Coutinho që mos të transferohet në Barcelonë, shkruan Mundo Deportivo.
Coutinho dhe Neymar janë takuar në grumbullimin e përfaqësueses së Brazilit, për dy ndeshjet e radhës ndaj Ekuadorit dhe Kolumbisë, dhe kanë pasur një bisedë mes vete.
“Neymar i ka thënë Coutinhos, në një bisedë mes tyre, se nuk i vjen keq për vendimin e Liverpoolit që mos ta shesë te Barcelona”, ka thënë një burim i Mundo Deportivos.
Coutinho është objektivi kryesor i Barcelonës. Klubi nga Camp Nou brazilianin e sheh si pasardhës të Neymarit, i cili u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro.