“Ky është një nga momentet më të vështira që kam përjetuar, sepse jemi kaq pranë ëndrrës time, Kupës së Botës”. ka thënë ylli i pesë herë kampionëve të botës.
Asi brazilian Neymar ka thënë se ka qenë dhe vazhdon të jetë i paqetë, pas lëndimit që mori në shkurt të këtij viti, e që mund t’ia rrezikonte pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Brazili është një nga favoritët e Botërorit Rusia 2018 dhe ylli i skuadrës është i vendosur të jetë në fanellën e pesë herë kampionëve të botës.
“Askush nuk është frikësuar më shumë se unë. E di që njerëzit janë nervozë, por jo më shumë se unë. Jam në ankth për t’u kthyer sa më parë”.
“Ky është një nga momentet më të vështira që kam përjetuar, sepse jemi kaq pranë ëndrrës time, Kupës së Botës”.
“Falë Zotit, kam një tjetër mundësi për t’u bërë kampion bote me vendim tim. Është një ëndërr që e kam patur që fëmijë, ky është objektivi im kryesor”, deklaroi Neymar.