Neymar në Real Madrid, Dybala në PSG

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 15:15 | Nga

E përditshmja italiane “Il Corriere della Sera” raporton se vëllai i yllit të Juventusit, Paulo Dybalas, beson se Neymar do të kalojë te Real Madridi, ndërsa sulmuesi argjentinas do ta zëvendësojë atë në Paris Saint-Germain.
E përditshmja italiane raportoi dje se Dybala ka udhëtuar për në Paris për të mbajtur bisedime me PSG-në, me të ardhmen e tij në Torino që po bëhet seç herë e më e pasigurt, transmeton Express.

Vëllai i Dybalas, i cili po ashtu e përfaqëson 24-vjeçarin, po ashtu ka udhëtuar për në Paris për ta siguruar PSG-në se marrëveshja mund të arrihet për kalimin e sulmuesit të Juventusit në kryeqytetin francez kurdo që PSG-ja dëshiron.

Gazeta italiane raporton më tej se vëllai i Dybalas nuk është përmbajtur kur ia ka shpjeguar situatën vëllait të vet, duke i thënë: “Neymar do të shkojë në Real Madrid, ndërsa ti do ta zëvendësosh atë në PSG”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme