Neymar paralajmëron Juven: Ne jemi Barca

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 08:38 | Nga

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është i bindur se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin prej 3-0 të Juventusit nga ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve.

Blaugranët janë nikoqirë të Bianconerëve të mërkurën mbrëma në Camp Nou dhe do të shpresojnë të bëjnë atë që e bënë kundër Paris Saint-Germainit.

“Duhet të besojmë se mund t’ia dalim. Ditë më parë, babai im më tha diçka që më ngeli në kokë. Mendoj se është absolutisht e vërtetë”.

“Ai tha se nuk ka rëndësi ndaj cilës skuadër po luajmë, ne jemi gjithmonë Barcelona dhe kjo nuk ndryshon”.

“Kjo do të thotë se ne mund t’ia dalim. E kemi bërë një herë dhe mund ta bëjmë përsëri”, ka deklaruar Neymar për Canal Esporte Interativo.

Kujtojmë se PSG e fitoi me rezultat 4-0 ndeshjen e parë në Parc de Princes, kurse Barca fitoi me rezultat 6-1 në Camp Nou duke bërë përmbysjen më të madhe historike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme