Neymari e do Kupën e Botës. Ai beson se Brazili mund t’i dalë në krye turneut në Rusi.
26 vjeçar brazilian, Neymar, mendon se është koha që Brazili të fitojë Kupën e Botës në Rusi, trofe që nuk e ka fituar që nga vitit 2002.
Ai thotë se është mirë dhe se deri në fillim të Botërorit do të jetë pothuajse 100% për të ndihmuar Brazilin në Rusi.
“Kupa e Botës është gara më e madhe në botë, vetëm dua të luaj dhe të bëhem kampion – duke mos menduar për asgjë tjetër. Kjo kupë duhet të jetë e imja”, tha ai.
Neymar, që nuk ka luajtur që nga shkurti, tha se po rikuperohet mirë dhe se është afër rikthimit.
“Tashmë kam filluar të stërvitem me topin, jam ndier mirë, rehatshëm”, tha ai.
“Natyrisht kam pak frikë, por dalëngadalë po kthehem”.