Sulmuesi brazilian, Neymar Junior, është duke u përpjekur që ta bindë Paul Pogban të largohet nga Manchester United dhe t’i bashkohet skuadrës franceze Paris Saint-Germain.
Mosmarrëveshjet e Paul Pogbas me menaxherin Jose Mourinho, kanë forcuar spekulimet se futbollisti brazilian do ta braktisë skuadrën e Djajve të Kuq, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ka kohë që Neymar dëshiron të luajë përkrah yllit të Francës dhe ai tani është duke e shfrytëzuar mundësinë që ta sjellë atë në PSG.