Philippe Coutinho mund të kalojë këtë verë në Paris Saint-Germain.
Për këtë është duke u angazhuar shumë ylli i parisienëve, Neymar i cili është duke provuar që t’i bindë drejtuesit e klubit që të nënshkruajnë me bashkëkombësin e tij, shkruan Sport, transmeton Klan Kosova.
Dyshja kanë miqësi mes vete dhe synojnë që të luajnë krah njëri-tjetrit edhe në nivel klubesh.
Coutinho lidhet me një largim nga Barcelona në të ardhmen e afërt dhe Neymar shpreson që ish ylli i Liverpool të largohet nga Camp Nou për të kaluar në Parc des Princes.