Tekniku i skuadrës franceze nuk ka dyshim se ylli brazilian do të qëndrojë në Parc des Princes, edhe pse përflitet shumë kalimi i tij në Santiago Beranbeu.
Unai Emery është i bindur se Neymar do të qëndrojë tek Paris Saint-Germain edhe edicionin tjetër, megjithë spekulimet se do të largohet drejt Real Madrid.
Skuadra franceze u eliminua që edhe sivjet zhgënjeu në Ligën e Kampionëve, gjë që ka shtuar dyshimet se Neymar mund të kërkojë të kalojë në Santiago Bernabeu gjatë verës.
Megjithatë, ish-asi i Santos nuk do të largohet nga Parc des Princes, insiston tekniku i francezëve, që as vet nuk e ka të qartë të ardhmen pas përfundimit të këtij edicioni.