Neymari i hapur për kalim te Juventusi

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Një raportim i ri nga “Mundo Deportivo” thotë se ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, është i hapur për t’iu bashkuar Juventusit.

Neymari është kthyer në ushtrime te PSG-ja, por gazeta spanjolle insiston se ai dëshiron të largohet këtë verë dhe një rikthim te Barcelona ka mundësi të mos ndodhë.

Me këtë në mendje, braziliani po e konsideron kalimin te Real Madridi, Bayerni, Manchester Unitedi e Juventusi.

Sipas gazetës, Juventusi që po synon Ligën e Kampionëve mund të jetë ekipi që më së shumti preferohet nga 27-vjeçari.

Por “zonja e Vjetër” tashmë ka bërë shpenzime të mëdha dhe nuk pritet se mund të arrijë marrëveshje që do të kënaqte edhe PSG-në.

Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë kur më 2017 kaloi te PSG-ja nga Barça për 222 milionë euro. Ai ka shënuar 51 gola në 58 paraqitje dhe ka fituar dy tituj të Ligue 1.

Të ngjashme