Klubet e mëdha angleze nuk heqin dorë nga strategjia për të afruar talente nga e gjithë bota.
Mësohet se Manchester City ka fituar betejën me Liverpoolin në merkato teksa ka arritur akordin me Fluminensen për talentin 17-vjeçar, Kayky i cili krahasohet me Neymar nga mënyra e lojës.
Sulmuesi i ri kërkohej edhe nga disa klube spanjolle, por ka zgjedhur Manchester Cityn që do të paguajë 10 milionë euro menjëherë ndërsa në bazë të paraqitjeve të lojtarit operacioni financiar mund të shkojë deri në 15 milionë euro.