Neymari kërkon rikthimin te Barcelona

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Neymar raportohet se është i hapur për një rikthim në Barcelonë. Braziliani kaloi periudhë fantastike gjatë kohës sa ishte pjesë e tyre, duke e formuar treshen e famshme MSN, bashkë me Messin dhe Suarezin.

Presidentin e ri të Barcelonës, Joan Laporta gjithashtu është i interesuar ta rikthejë Neymarin, megjithatë shumëçka varet nga ana financiare.

Laporta mund ta dëshirojë ta jetësojë këtë lëvizje, por duart e tij janë të lidhura nga kriza financiare dhe borxhi i madh që ka Barcelona.

Ideja thuhet se është në tryezë sepse mund të bindë Messin të qëndrojë në klub, por ardhja e Neymar do t’i kushtonte shumë klubit.

Raportohet se Neymari është i gatshëm të pranojë ulje page nëse marrëveshja arrihet, përcjell Gazeta Express.

Në anën tjetër, PSG po negocion gjithashtu me brazilianin për rinovimin e kontratës.

Të dy palët – PSG dhe Neymar thuhet se kanë një marrëveshje kompromisi, por nuk ka pasur asnjë konfirmim të asaj që përfshin.

Të ngjashme