Neymari do t’i kryejë testet mjekësore te PSG-ja të martën para se të kompletojë transferimin në Francë për një shifër rekord, 222 milionë euro.
Sipas asaj që raporton “Al Watan”, sulmuesi i Barcelonës, Neymar, do t’i kryejë të martën testet mjekësore në Doha për ta kompletuar transferimin te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të këtij sporti.
Derisa “The Sun” raporton se lojtari është nisur për Qatar, ku do të takohet me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.
Raportohet se braziliani do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin francez, ku do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.