Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Nga aty Zemaj, deklaroi se pas marrjes së mandatit filloi rritja e rasteve të të infektuarve, pas lehtësimit të masave për rihapje të bizneseve.
Zemaj, potencoi se pas marrjes së detyrës ka hequr masën e izolimit, heqjen lirimit të qarkullimit dhe gjithë qytetarët të cilët hynë në Kosovë të kontrollohen.
“Një nga prioritetet kryesore të Qeverisë është menaxhimi i pandemisë. Me marrjen e mandatit po ballafaqohemi me një rritje të infektuarve që është si rezultat i hapjes së masave. Trendi i rasteve në fillim të qershorit ishte në rënie, me 8 qershor me krijimin e lehtësimit për fillim të bizneseve ka miratuar vendimin për shfuqizimin e pikave”.
“Janë ndërmarrë masat e heqjes së izolimit, heqja e lirimit të qarkullimit dhe obligimi i gjithë atyre që hynë në Kosovë të kontrollohen, ata që manifestojnë shenja të trajtohen”, tha Zemaj.
Zemaj njoftoi se nga data 20 qershor Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarra masa të reja për pikat kufitare.
Pas rritjes se rasteve, Zemaj potencoi se është marrë vendimi për shfrytëzimin e manualit i cili parasheh që institucionet të reduktojnë stafin dhe të bartin pajisjet mbrojtëse.
“Që nga data 20 qershor do të ndërmarrim masa te reja për pikat kufitare. Manuali do të përvetsohet në vazhdimësi dhe paraqet një përmbledhje të fushave të ndryshme. MSh ka nisur pricedurat e rekrutimit 200 specializant dhe 100 mjekë specialist”.
“Vendimet e reja, duke parë rritjen e shpejt të të infektuarve i rekomanduam qeverisë të nxjerr vendimet që të organizojnë bizneset me staf të reduktuar, të bartin masa mbrojtëse”, u shpreh Zemaj.
Mes tjerash, Zemaj ka njoftuar edhe për gjendjen në të cilën gjendet MSh, sic tha ai, në QKUK jnë 125 shtretër dhe 6 respirator. Derisa njoftoi se MSh ka marrë donacion nga BE-ja për të luftuar pandeminë.
Zemaj paralajmëroi rritje të testimeve dhe trajtimin e të prekurve me Covid-19.
“Klinika Infektive i ka 125 shtretër dhe 6 respirator, do të shtohen sipas rasteve. Zyra e BE-së ka ndarë kontigjentine tretë për pajisje mbrojtëse duke sjell edhe 10 autoambulanca dhe donacion për respirator në bashkëpunim me Norvegjinë, Zvicrën”.
“Rritja e testimeve, trajtimi i të prekurve, distancomi fizik, po punojmë që masat tjera dontë bëhen pjesë aktive. Financim MSh ka marrë donacion për programin farmaceutik për furnizim prej 4 milionë euro si dhe 102 mijë euro nga të cilat kanë përfituar nga 300 euro për dy muaj punonjës shëndetësor”.
Ministri Zemaj deklaroi se ceshtjen e ligjit për pandemi do të adresoj përmes ligjit për semundje ngjitese.
Kryetarja e Komisionit, Albena Reshitaj u interesua se në çfarë gjendjen e ka gjetur Zemaj Ministrinë e Shëndetësisë.
Po ashtu ajo shprehi shqetësim që diteve të fundit përkundër masave po mungon respektimi i rekomandimeve të IKShP-së, raporton EO.
Reshitaj pyeti se a i plotëson Kosova kushtet për lirim të masave krahas shteteve të rajonit.
“Si dhe a e ka menduar MSh një manual të dyte për të ndihmuar gjendjen në të cilën gjendemi, a do të nxjerrin instruksione të shkurta për tu shfrytëzuar nga qytetarët. Nëse kemi një valë te dytë në vjeshtë, a ka Kosova kapacitet për të luftuar pandeminë”.