Ekonomia Online
FUNDIT

Nga 200 deri në 500 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor

Nga 200 deri në 500 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor. Në njoftimin e lëshuar thuhet se shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500 euro “Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët! Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe […]

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500 euro

“Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët! Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit”.

“Le të festojmë sigurt dhe të mbrojmë njëri-tjetrin! Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuuesve në Fondin e Mirëbesimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. 

Të ngjashme