Nga 3 shtatori, aplikacionet për viza Schengen në ambasadën e Zvicrës përmes TLS

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 12:13 | Nga

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka njoftuar se nga data 3 shtator, kërkesat për vizën Schengen për Zvicër, Francë, Austri dhe Beneluks duhet të dorëzohen nëpërmjet agjencisë lokale të nënkontraktuar , që është TLScontact.

TLScontact është një kompani tregtare që punon zyrtarisht me Ambasadën e Zvicrës në Kosovë për të ofruar shërbime për njerëzit që aplikojnë për viza për në Zvicër, transmeton Koha.net.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë përfaqëson dhe trajton kërkesat për viza Schengen brenda kompetencave të veta në emër të Austrisë, Belgjikës, Francës, Luksemburgut dhe Holandës.

TLScontac do t’i përcjellë kërkesat nga qendra e dorëzimit deri në Ambasadën Zvicerane në Prishtinë për përpunim të mëtutjeshëm.

Personat që dëshirojnë të bëjnë kërkesë për vizë mund të aplikojnë edhe përmes internetit dhe të bëjnë termin në faqen e TLScontact.

Aplikimet e pranuara nga TLS transferohen në Ambasadën e Zvicrës, e cila ka të drejtën dhe përgjegjësinë ekskluzive për t’u marrë me aplikimet, për të vendosur nëse do të japë ose të mohojë një vizë, të kërkojë informata shtesë apo dokumente dhe të dorëzojë aplikimet për vendim të mëtejshëm tek autoritetet kompetente të migracionit në Zvicër.

Kjo faqe njofton gjithashtu se pasaportat kthehen nga Ambasada e Zvicrës në Qendrën e Pranimit të Vizave në zarfa të mbyllur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme