Nga akuzat dhe fyerjet deri te rrahja – ministra e deputetë “ngujohen” në Kuvend, pritet Policia

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 11:50 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përplasja ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar, ndonëse të gjithë deputetët dhe kabineti qeveritar janë në këmbë bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Pranë Kurtit janë duke qëndruar mbrojtja e tij e afërt dhe ministrat bashkë me deputetët e VV-së përreth, raporton Ekonomia Online.

E gjitha ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku.

Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.

Përderisa kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë që të futet në sallë.

Të ngjashme