Nga Arabia arrijnë oferta të majme për tre lojtarë të mëdhenj të futbollit evropian

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo mund t’i takojë përsëri tre ish-bashkëlojtarë të tij të Real Madridit në Azi.

Sipas informatave që i ka mediumi “El Mundo”, Qeveria e Arabisë Saudite i ka kontaktuar përfaqësuesit e Karim Benzemas, Luka Modricit dhe të Sergio Ramosit për t’ua ofruar atyre mundësinë që ta mbyllin karrierën në kampionatin arab.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 30 milionë eurosh për kokë për secilin për dy vjet.

Të tre lojtarët, të cilët do të jenë të lirë në fund të këtij sezoni, do ta nënshkruanin një kontratë me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite e më pas do ta zgjidhnin lirshëm klubin në të cilin do të donin të luanin.

Ronaldo iu bashkua ekipit Al-Nassr gjatë janarit pasi e mbylli eksperiencën me Manchester Unitedin.

Edhe klubi tjetër, Al-Hilal është mjaft aktiv dhe po mundohet të sjellë yje nga futbolli evropian, përfshirë këtu edhe Lionel Messin.

Arabia Saudite do të mundohet ta fitojë të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror 2030 dhe po tenton të sjellë sa më shumë yje të futbollit në ligën e saj, në mënyrë që t’i bëjë ata edhe si ambasadorë, që t’ia japin asaj një dorë për ta fituar këtë të drejt.

Të ngjashme