Nga e hëna mbyllet për qarkullim rruga Kllokot-Gjilan

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga e hëna do të mbyllet për qarkullim rruga Kllokot-Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë deri në fshatin Budrigë e Poshtme.

Sipas njoftimit, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim për 15 ditë, prej orës 07:00 deri në orën 18:00, për shkak të punimeve.

“Ju njoftojmë së për shkak të punimeve në rehabilitimin e një segmenti të rrugës Rajonale R221 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë, deri në fshatin Budrigë e Poshtme, do të mbyllet kjo pjesë e rrugës, nga data 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i mbyllur për 15 ditë për qarkullim prej orës 07:00 deri në orën 18:00 e kësaj rruge”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, ministria ka bërë thirrje që gjatë kësaj kohe automjetet jo më të mëdha se 3.5 tonë të shfrytëzojnë rrugën alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese. 

Të ngjashme