Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), nga e premtja pritet mot jostabil i përcjell edhe me reshje shiu e bore. Temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike do të kemi rritje në të dy vlerat ekstreme, ndërsa në fushat barike priten rënie të lehta, duke e prishur këtë situatë meteorologjike. Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë relativisht të ngrohta për periudhën që jemi por nga dita e premte e tutje parashihet mot jostabil, i përcjell me reshje shiu dhe bore. Gjatë vikendit sikur kemi paralajmëruar do të ketë rënie të theksuara të temperaturave dhe reshje bore, kryesisht ditën e shtune. Temperaturat gjatë dy ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Kjo dinamikë e motit do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do to të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK.