Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes me Këshillin e Ministrave të Republikës se Shqipërisë për ngritjen e Pikëve të Përbashkëta të Kalimit Kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dhe Kryerjen e Veprimtarive të Përbashkëta të Kontrollit kufitar.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa tha se kjo pikë ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit, raporton Ekonomia Online.
“Projekt marrëveshja ka për qellim lehtësimin e qarkullimit kufitar mes dy vendeve. Palët kontraktuese do të vendosin pikat tejkalimit. Kjo marrëveshje nuk bie në kundërshtim me legjislacionin e vendit”.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se duhet të hiqen më shpejt kontrollet e tejzgjatura në kufi.
“Ne në Kosovë me 31 dhjetor do i heqim të gjitha ato barriera dhe me 1 janar nuk do të jenë. Përshpejtoni procedurat me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, nuk guxon me vazhduar më kjo praktike”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/258279625122186/