Nga java tjetër fillon vaksinimi masiv në Podujevë

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se pas sigurimit të dozave të reja të vaksinave për imunizimin ndaj koronavirusit, nga java e tjetër do fillojë vaksinimi i podujevasve.

“Pas sigurimit të dozave të reja të vaksinave nga Ministria e Shëndetësisë, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu dhe stafin menaxherial të QKMF, vizituam vendin ku nga java e ardhshme pritet të fillojë vaksinimi masiv për qytetarët tanë”, ka njoftuar Bulliqi në Facebook.

Bulliqi ka njoftuar se salla sportive e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xheladin Rekaliu” do jetë qendra e vaksinimit.

“Ne pamë nga afër përgatitjet që janë bërë në sallën sportive të ShFMU “Xheladin Rekaliu” dhe nga aty pashë që është gjithçka gati për të filluar me vaksinim masiv të qytetarëve.

Në këtë Qendër te Vaksinimit do të ketë 4 ekipe me dy ndërrime, gjithsej 8 ekipe, një ekip mesatarisht pritet të vaksinojë rreth 80 qytetarë. Brenda ditës pritet të vaksinohen rreth 700 qytetarë”, ka njoftuar më tej Bulliqi.

Të ngjashme