Nga 12 tetori, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa pasur nevojë për testin PCR.
Lajmin e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’, Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi.
“Nga 12 Tetori kafe në Prishtinë pa PCR!”, ka shkruar Bekteshi.
Edhe zëvendëskryeministri, Artan Grubi, ka thënë se Maqedonia e Veriut nga 12 tetori po i hap kufijtë me fqinjët.
“Po i hapim kufijtë me fqinjët, nga 12 tetori”, ka shkruar Grubi.
Ky vendim i autoriteteve maqedonase vjen pasi situata pandemike në Kosovë pothuajse është normalizuar dhe për gati një muaj numri i rasteve të reja pothuajse është trefish më i vogël se rastet e shëruara.