Nga Kosova në maje të botës

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 16:33 | Nga

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa asnjëherë nuk e harron prejardhjen e saj, derisa në një intervistë për “The West Australian” ka folur për Kosovën, koncertin e mbajtur në Prishtinë, njerëzit në Kosovë dhe industrinë e muzikës, përcjell albinfo.ch.

Dua është vajza e rokerit, Dukagjin Lupës, derisa ajo u kthye në Prishtinë në moshën 11-vjeçare, duke mësuar më mirë gjuhën shqipe dhe traditën, që asnjëherë nuk i ka harruar.

Ajo ishte në Prishtinë vitin e kaluar, duke mbajtur një koncert që nuk do ta harrojë asnjëherë, ku 18 mijë biletat ishin shitur menjëherë në qytetin me 200 mijë banorë.

“Ishte e jashtëzakonshme. I tërë qyteti ishte i bllokuar pasi njerëzit po vinin në koncertin tim. Ishte e jashtëzakonshme. Sa herë që shkoj atje ka përparim, edhe pse ka shumë për t’u bërë. Është e mrekullueshme të shohësh duke u rritur”, theksoi Lipa.

Ajo më pas ka folur për përkrahjen që ka nga prindërit e saj, albumin e saj që do të dalë në shitje më 2 qershor, si dhe sulmin e fundit terrorist në Mançester.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme