Nga një denarë dhe një denarë e gjysmë janë ulur çmimet e derivateve të naftës.
Kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetik.
Sipas vendimit të ri, për një denar do të ulet çmimi i EUROSUPER BS 98, ndërsa për një denarë e gjysmë lirohen çmimet e EUROSUPER BS 95, Dizeli dhe Vaji Ekstra i lehtë për amvisëri.
Tani një litër EUROSUPER BS 95 do të kushtojë 69.50 denarë për litër, EUROSUPER BS 98 do të shitet për 72 denarë për litër, ndërsa Dizeli do të shitet për 62.50 denarë.
Vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 52 denarë.