Nga minusi në plus, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet pothuajse e ngjashme, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius.

Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme