Nga nesër 250 punëtorë të UP-së në grevë, shkak pagat e ulëta

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Më 21 shkurt, e mërkurë gjithsej 250 punëtorë teknik, të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë.

Kështu ka njoftuar kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke theksuar se shkak i kësaj greve është paga e ulët.

“Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Numri i grevistëve është rreth 250”, thuhet në njoftim

Të ngjashme