Nga nesër ftohet moti, në male edhe borë

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 12:10 | Nga

Temperaturat pritet të bien në vend, duke filluar nga e hëna. Në vise malore do të ketë edhe reshje bore, parashikon “Prishtina Weather”.

“Javën e parë të tetorit, masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon që do të sjellin një paralajmërim të motit dimëror, me reshje shiu dhe rënie të theksuar të temperaturave nën vlera mesatare. Në vise malore priten edhe reshje bore”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, të cilat të hënën në mëngjes pritet të pushojnë.

Të hënën do të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell, e më vonë gjatë ditës do të ketë rrebeshe shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.
Nga dita e martë do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe rrebeshe shiu kohë pas kohe.

Të mërkurën gjatë mbrëmjes, në vise malore mbi 1000m priten edhe reshje bore, ndërsa ditën e enjte dhe të premte do të mbajë mot i ftohtë, me vransira të pjesëshme, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë edhe ngrica të lehta.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të dy vlerat ekstreme, me minimale nga 10C, të hënën, deri në -1C, të enjten, e në vise malore mund të zbresin deri në -5C, ndërsa maksimalet do të zbresin nga 23C deri në 10C. Era do të fryjë nga ana veriore 3-8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme