Nga nesër futja në lokale me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Nga data 27 shtator, sektorit të gastronomisë do të iu lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme.E për të hyrë brenda, klientëve do të iu kërkohet dëshmia e vaksinimit kundër Covid-19, testi negativ apo ai serologjik.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit.

Ky vendim i Qeverisë, po mirëpritet nga vetë gastronomët të cilët tashmë i kanë bërë përgatitjet e nevojshme.E nga Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se nuk do të kenë tolerancë për ato biznese që nuk i respektojnë masat.

Të ngjashme