Nga nesër në Kosovë paralajmërohet një grevë e re

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, pas takimit të sotëm me përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, ka marrë vendim që nesër të hyjnë në grevë, për shkak të mospagesës së rritjes 4% të pagës nga rritja në sektorin publik e vitit të kaluar dhe mosdialogimi për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës së Prishtinës.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Pogdani”, “Asim Vokshi”, “Naim Frashëri”, “Eqrem Qabej”, “Hoxh Kadri Prishtina”, shkolla bujqësore, “Dardania”,“ Gjergj Fishta”, përfaqësuesit e QMF në Prishtinë dhe përfaqësuesit e kompanive të sigurimit.

Në rast të mospërgjigjes nga komuna e Prishtinës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës paralajmëron se më 5 mars do të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave.

Pas njoftimit për hyrje në grevë, kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ka kërkuar takim me udhëheqësin e Sindikatës, i cili do të mbahet nesër, por pavarësisht këtij takimi greva do të mbahet, njofton Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme/paralajmerohet-nje-greve-e-re-nga-neser-ne-kosove-630548/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme