Nga “Presidenca e Kosovës” në “Zyra e Presidentes së 6-të” – Sqarime nga ekipi i Vjosa Osmanit për faqet në rrjete sociale

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Faqet në rrjetet sociale që i shfrytëzoi Presidenca e Kosovës në krye me Vjosa Osmanin për të komunikuar me publikun për një mandat, tashmë janë rikthyer në emër të Osmanit dhe nuk janë më kanale zyrtare që ruajnë vijmësinë e Presidencës.

Këto faqe në FacebookYouTube kanë ndryshuar emrin nga “Presidenca e Kosovës” në “Zyra e Presidentes së 6-të të Republikës së Kosovës”.

Këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Egnesa Vitia sqaroi për Kallxo.com, se këto faqe ishin hapur nga stafi politik i Osmanit, kur kjo e fundit kishte marrë mandatin – pra, nuk kanë ekzistuar më herët.

Vitia tha se në përputhje me praktikat e shumë shteteve, faqja e hapur nga stafi politik i ish-presidentes Osmani në Facebook dhe në X, ku prezantohej puna e Presidencës gjatë mandatit të saj, tani arkivohet si faqe me emër të ri dhe menaxhohet nga stafi i Presidentes së gjashtë. 

“Kjo është në përputhje me praktikat në shtete të tjera dhe bëhet me qëllim të arkivimit dhe ruajtjes së materialeve të prezantuara përgjatë këtij mandati” – shtoi Vitia më 06.04.2026.

Të ngjashme