Nga projekti i serave në Krushë përfitojnë 99 fermerë

Rahovec | 09 Gus 2017 | 17:34 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar punimet në projektin për ndërtimin e serave në fshatin Krushë e Madhe, projekt ky i cili është në fazën përfundimtare. Përmes këtij projekti kanë përfituar 99 fermerë në gjithë territorin e komunës.

Fermerët Duraku dhe Gashi nga fshati Krushë e Madhe, përfitues të serave me hapësirë prej 1.5 ari, kanë vlerësuar se me përfitimin e këtyre serave, në njëfarë mënyre janë vetëpunësuar dhe sigurisht që krijojnë të ardhura financiare për familjet e tyre.

Ata kanë treguar se në të ardhmen, do të shikojnë mundësitë që të zgjerojnë hapësirat me sera, pasi që kanë ende nevojë dhe hapësirë të mjaftueshme.

Kryetari Vehapi i ka uruar fermerët përfitues të serave. “Ju dhe të gjithë fermerët tjerë të cilët janë përfitues të serave, jeni meritorë për zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë”.

“Sigurisht që edhe në të ardhmen do të jeni përfitues të serave, sepse vërtet i meritoni ngase jeni njerëz shumë punëtorë dhe punën të cilën ju e bëni, ju kanë lakmi e gjithë Kosova”, u shpreh Vehapi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme