Nga propaganda te faktet: E vërteta për Investimet e Huaja në Kosovë

Prishtinë | 03 Sht 2024 | 17:13 | Nga Shenoll Muharremi

Sot kryeministri gjithashtu kishte gjetur kohë me u krenu rreth investimeve të huaja direkt në Kosovë. Për me gjetë një bilanc të mirë për qeverinë që drejton, kishte shkuar aq larg sa në vitin 2007 me i bë krahasimet. Ndoshta është dashur me shku në vitin 1999, kishte me dalë krahasimi edhe më i mirë.

Nuk më pëlqen propaganda ekonomike nga kryeministri dhe ministrat e qeverisë për shkak se të gjithë jemi dëshmitarë të kushteve socio-ekononike në Kosovë, sidomos presionit financiar që ka shkaktuar për familjet kosovare inflacioni dhe rritja e çmimeve astronomike vitet e fundit. Pse a thua i kemi rreth 200,000 kosovarë që u larguan larg vendit gjatë mandatit të qeverisë Kurti II? Kryesisht për shkak të ekonomisë dhe mungesës së mundësive.

Por gjithashtu dje kur shiqova qëndrimin e presidentës së Komisionit Europian në Forumin e Bledit, dhe ku ajo lavdoje të gjitha qeveritë e rajonit, ajo nuk përmendi Kosovën për investimet e huaja, sikurse Kryeministri. Ajo tha ‘në Serbi po hapen qendrat e kompanive europiane’… e për Kosovë, me gjasë në pamundësi cka me thënë rreth ekonomisë përmendi një term të përgjithshëm ‘reformat ekonomike’ që nuk di cka nënkuptojnë për qytetarët e bizneset.

Pra, fatkeqësisht, Kosova nuk është një vend që mund të krenohet me investime të huaja. Nuk ka një ambient për investime dhe ka telashe me siguri. Si të ka destabilitet dhe pasiguri politike, nuk ka investime të huaja. E KM dhe ministrat cdo ditë na kanë kërcënuar me probabilitetin e luftës në veri, si të presim investime më këtë narrativ? Nuk ka mundësi dhe kjo qasje duhet të ndryshoj dramatikisht në qeverinë e ardhshme.

Gjithashtu edhe ambienti për biznesbërje duhet të transformohet pozitivisht thelbësisht. Politikat e majta dhe rritja e taksave e shoqëruar me largimin e kuadrove të specializuara jashtë vendit e kanë dobësuar pozicionin e Kosovës për invesitorë të huaj. Pasiguria me energji dhe drejtësi dhe sundim të ligjit gjithashtu janë sfida që duhet të adresohen rrënjësisht parase të flasim për IHD.

E për fund, po e kuptojmë Kryeministrin edhe për strukturën e investimeve të huaja. Në muajin e fundit të regjistruar, maj 2024, kemi pasur 71.6 milion cka qeveria quan investime. Por në fakt, hic më pak se 41.9 milion euro nga këto (totali) janë blerje të banesa dhe patundshmërisë nga diaspora e Kosovës. Kjo i bie gati 60% nga totali janë një kategori që vështirë mund të kategorizohet si investime të huaja.

Të shiqojmë gjithashtu disa industri kryesore sikurse investimet e huaja direkte në prodhimin, bujqësi, arsim dhe në teknologji (TIK/ICT), këtu janë sektorët që na interesojnë.

Bujqësi i kemi vetëm 0.1 milion euro investime! Kjo i bie as 1%, pra rreth 0.14% janë investime në bujqësi ku na duhet të ndryshojmë bilancin negativ tregtar që po na nxjer jashtë 50% të GDP-së/BPV-së.

Investimet e huaja në pordhim i paskemi negative! -5.1milonë po figurojnë në raportin zyrtar të BQK-së. Kjo i bie që në prodhim i kemi -7.1% investime të huaja direkte.

Në arsim aktivitete profesionale përsëri i paskemi vetëm 100,000 euro investime nga 71.6 milonë total, e që i bie 0.139% vetëm. A është kjo dicka që duhet të krenohemi me grafikone partiake që nuk të japin pamjen dhe perspektivën e duhur të IHD?

Për fundi, investimet tek teknologjia, informacioni dhe komunikimi janë gjithashtu negative -0.6, apo -600,000 më pak. Kjo nënkupton më pak, apo -0.84%.

Ndoshta tash mundemi me pas një pasyqrë më të kjartë rreth investimeve të huaja direkte në Kosovë. Nëse ne krenohemi kaq shumë, atëherë mund të dehemi dhe mos të kuptojmë gjendjen reale. E kur nuk e kuptojmë gjendjen, mund të mos i adresojmë këto sfida. Kur nuk i adresojmë sfidat, ekonomia jonë do të mbetet e prapambetur, jo konkurruese. Kujdes!

Të ngjashme