Nga rajonet e rrethuara evakuohen mbi 2 mijë persona

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 10:12 | Nga

Në kuadër të realizimit të marrëveshjes mes opozitës siriane dhe regjimit të Bashar al Alsadit, për evakuimin e banorëve nga zonat e rrethuara, nga qytetet Madaya dhe Zebadani janë evakuuar 2.350 persona.

Pritet fillimi i evakuimit nga qytetet Fua dhe Kefreya, njoftuan burimet lokale.

Qyteti Madaya është nën rrethim të forcave të Bashar al-Asadit dhe Hezbollahut libanez që nga korriku i vitit 2015, ndërsa dhjetëra njerëz në dhjetor të vitit 2015, sipas të dhënave të organizatës ndërkombëtare Mjekët pa Kufij, në këtë qytet nën rrethim kanë vdekur nga uria. Madaya dhe Zebadani janë të vendosura në jugperëndim të Sirisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme