Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm në Rahovec, si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike.
KRU “Gjakova”, njofton se për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike, konsumatorët e qytetit të Rahovecit do të ballafaqohen me mungesë të furnizimit me ujë të pijes.
“Stacioni i pompave Rahovec 1, nga ku furnizohet qyteti me ujë qysh nga dita e djeshme ka filluar t’i ndërprehet energjia elektrike në emër të reduktimeve nga KOST, andaj konsumatorët mund të ballafaqohen me reduktime të ujit brenda 24 orëve”, thuhet në njoftim.