Juventusi planifikon ta përfundojë punën të martën mbrëma ndaj Interit në Kupën e Italisë, mirëpo 10 lojtarë rrezikojnë pezullimin për finalen e madhe.
Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 2-1 në takimin e parë në Milano, ashtu që do të kualifikohet tutje edhe me barazim apo humbje 1-0.
Megjithatë, një numër i madh i lojtarëve të Juves duhet të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që të luajnë në finale nëse kualifikohet skuadra e tyre.
Tuttosport ka evidentuar një listë të lojtarëve të rëndësishëm, të cilët janë një karton të verdhë larg suspendimit në Coppa Italia. Që do të thotë se nëse ndëshkohen të martën mbrëma do të pezullohen për një ndeshje dhe rrjedhimisht nëse Bianconerët shkojnë në finale, të ndëshkuarit eventualë nuk mund të luajnë.
Cristiano Ronaldo, Alvaro Morata, Federico Chiesa, Rodrigo Bentancur, Matthijs de Ligt, Merih Demiral, Arthur Melo, Adrien Rabiot, Federico Bernardeschi e Alex Sandro – janë futbollistët që rrezikojnë pezullimin në rast të ndëshkimit me karton të verdhë.