Më 3 qershor, Asambleja e Përgjithshme e LFP miratoi me 97.28% të votave shndërrimin në 18 klube të Ligue 1 nga sezoni 2023/24.
Në fund të sezonit 2022/23 do të ketë katër ekipe që do të bien nga elita dhe dy të tjera do të promovohen.
Në anën tjetër, Ligue 2 do të vazhdojë punën për ta bërë edhe kjo ligën me 18 ekipe pjesëmarrëse.
Puna rreth këtij ndryshimi do të fillojë nga sezoni i ardhshëm.
Deri në fund të sezonit 2022/23 Ligue 1 do të vazhdojë të ketë 20 ekipe pjesëmarrëse.