​Marquinhos i kërkon PSG-së ta blejë Mbappen

Prishtinë | 26 Mar 2017 | 10:20 | Nga

Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos i ka kërkuar klubit të tij që ta blejë sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe.

Mbappe bëri super-paraqitje kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Marquinhos lavdëron Mbappen. Sipas tij, sulmuesi i Monacos ka një të ardhme të ndritshme.

“Ai është një lojtar i cili është duke luajtur shumë mirë”, tha Marquinhos.“Ai ka një të ardhme të ndritshme. Unë shpresoj se ai do të vazhdojë të punojë shumë. Ai ende duhet të mësojë”.

“Ai është duke bërë gjera të mira me Monacon, por unë shpresoj se udhëheqësit tanë janë duke e vëzhguar atë”.

“Ai është një lojtar i cili mund të bëjë dallimin dhe ka cilësi shumë të mëdha. Ne do të shohim”, ka theksuar Mourquinhos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme