Simboli i diellit, që ishte në flamurin e parë të Maqedonisë së Veriut nga pavarësimi i vendit ,dhe që vijon të përdoret në disa përmendore dhe institucione, prej sot nuk guxon të përdoret në vende publike.
Kjo është nënvizuar në Marrëveshjen e Prespës dhe kjo ndalesë hyn sot në fuqi.
Qeveria është e obliguar që këtë simbol “Vergina” ta heqë aty ku qëndron nëpër përmendore. Ky simbol i takon historisë antike helene dhe civilizimit.
Qeveria në mbledhjen e 4 korrikut kërkoi që institucionet përgjegjëse të dorëzojnë informacione për përmendoret, vendet publike infrastrukturore dhe objektet e tjera, emrat e të cilëve janë nga periudha antike helene.