Gazetarja Adelajda Xhamani është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të diele, në moshë fare të re, vetëm 31 vjeçe. Gazetarja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj, orët e para të mëngjesit, si pasojë e një ataku kardiak.
Adelajda Xhamani u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, pasi ishte pjesë e një reality show “Big Brother”, ku ajo doli e dyta. 31 – vjeçarja tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë që e karakterizonte, por mbi të gjitha për pamjen tërheqëse, duke u cilësuar si një ndër vajzat më të bukura shqiptare.
Xhamani mbaroi studimet për Gjuhë Letërsi dhe pasi u bë pjesë e botës televizive, ndoqi pasionin e saj për letërsinë e shkrimin, duke u bërë pjesë e gazetarisë. Prej vitesh Adelajda punonte në shtypin rozë. Ajo mbante aktualisht postin e kryeredaktores në një revistë.