Çfarë mund të ndodhë mëtutje?
Duket sikurse po krijohet një situatë e re e sigurisë në veri të Kosovës. Nga tavolina e bisedimeve po kalojmë në betejat në terren.
Sot mund të jetë vetëm fillimi i një periudhe të re të sigurisë ku do të testohet sovraniteti i Republikës së Kosovës më seriozisht se kurdoherë. Ndoshta sot është dita e parë e “daljes publike të serbëve të armatosur” në veri të orkestruar nga Beogradi. Kjo mund të jetë politika e re e Serbisë rreth veriut. Imponimi apo tentim marrja me forcë e veriut të Kosovës.
Sot ka fituar Kosova por nuk është ky ndoshta nuk është fundi. Kosova: Serbia 1:0, minuti 7 i ndeshjes. Ne kemi mbi 381.6 km kufi me Serbinë, edhe pse kemi konfiskuar armatim të rëndë dhe madh ata ndoshta mund të fusin armatim përsëri. Kosova duhet të përgatitet dhe të mësohet me një gjendje të re ku kërkohet një ‘konfromtim’ i shpesht me grupe të armatosura. Kishte me qenë shumë mirë nëse ky është një veprim i izoluar e i dështuar. Suksesi i këtij akcioni për Beogradin mund të jetë ‘dalja publike e grupeve të armatosura’.
Problemi më i madh është që Beogradi zyrtar deklaroj që ‘serbët lokal po rebelohen ndaj Prishtinës’. Një analogji me Luftën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se paraluftës. Sot mund të jetë një moment i ‘daljes publike të serbëve të armatosur’ kundër Republikës së Kosovës.
Serbia po sakrifikon serbët lokal për interesat e saja. Ajo po kontrollon dhe orkestron një grup të tyre për t’i detyruar t’i përdorë kurndër qeverisë së Kosovës. Serbët lokal nuk po rebelohen, ata mesiguri dëshirojnë paqe dhe stabilitet, por ata janë të kapur dhe abuzuar nga Beogradi dhe bandat e tyre të organizuara në veri. Ky mund të jetë gjithashtu fillimi i fundit të Vuciq.
Kjo ‘luftë’ rreth veriut të Kosovës mund të përcaktoj fatin e Vuciq. Ndoshta sa më shumë humbë, aq më agresiv dhe i paarsyeshëm mund të bëhet. Kosova duhet të përgatitet edhe për sulme tjera dhe një tentim rikthim i bandave të armatosuara në veri të orkestruara nga Beogradi zyrtar.