Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do të ulet si dhe po ashtu do të bëhet liberalizimi i tregut në këtë industri, raporton Ekonomia Online.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për medie që ka mbajtur Havolli me kryetari e Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi.
Havolli ka thënë se rezultatet e reformave të ndërmarra në BQK kanë sjell një reagim mjaftë pozitiv dhe intensiv nga industria e sigurimeve, ku tha se gjatë kësaj periudhe mbi 11 milionë euro kapital janë shtuar nga aksionarët në industrinë e sigurimeve, derisa theksoi se presim që edhe në javën e fundit të këtij muaji të ketë injektim të kapitalit të aksionarëve edhe prej të paktën 3 milionë euro në këtë industri.
“Çmimet të jenë të përcaktuara nga tregu dhe nga bartja e riskut për secilin individ apo të siguruar. Prandaj, përmes kësaj konference dëshirojmë t’iu njoftojmë se si rezultat i bashkëpunimit të afërt me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, kemi arritur në përfundim se modeli i kostimit të polisave të detyrueshme duhet të jetë i bazuar në riskun individual të të siguruarve. Synimi ynë si BQK është që në një periudhë afatshkurtër të lëvizim nga modeli i cili ka qenë në aplikim në këto 20 vitet e fundit në një model i cili mund të konsiderohet si model liberal i kostimit, duke respektuar faktorët individual të riskut sigurues”, tha ai.
“Lëvizja në drejtim të liberalizimit sigurisht se do të gjejë përkrahje të plotë edhe nga partnerët tanë nga institucionet financiare ndërkombëtare, porse parakusht absolut për të lëvizur në këtë drejtim ka qenë kapitalizimi i plotë i industrisë. Konsideroj se tanimë çështja e kapitalizimit është në përmbyllje dhe jemi duke shkuar në drejtim të ndërmarrim këto veprime”, ka thënë Havolli.
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, tha se kjo i hap rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë.
“Diskutuam për çështje që po e preokupojnë qytetarin e Kosovës që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm të veturave. Ne si AKK ofruam zgjidhje në këtë drejtim në të cilën bazohen në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë gjë që është fazë në rregullimin e sistemit Kushtetues të Kosovës”, tha ai raporton EO.
Prestreshi ka treguar se kjo po bëhet për të hapur tregun konkurruese nw Kosovë.
“Siç jeni të i formuar ne si AKK dhe BQK janë duke trajtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe kemi ofruar një rekomandime profesional lidhur më këtë çështje vitin e kaluar, ku kemi theksuar nevojën e liberalizimin e këtij tregu si dhe çmime të unifikuara të TPL si dhe t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë”, tha Pestreshi.