Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Europës”– Ismail Kadare
Origjina e emrit: Skodrin, ose vendi ku shkon Drini, Skutari
Lidhur me Shkodrën ka një tezë që origjina e emrit të saj është fjala Skodrinon (Scodra në transkriptimin latin).
Sipas kësaj teze fjala ka kuptimin “vendi ku shkon Drini” (Shko Drinon).
Perandoria Osmane e quante İşkodra ose Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (emri i myslimanizuar i këtij të fundit është Skënder).
Edhe Barleti ka një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet arkeologjike e dëshmojnë më të vjetër.
Themelimi: Mes shekullit të 5-të dhe 6-të para Krishtit
Gjurmët e vjetra: Gjurmët më të hershme të veprimtarisë njerëzore të zbuluara në pellgun e Shkodrës i përkasin periudhës së paleolitit të mesëm.
Ky territor ka qenë i banuar nga fisi ilir i Labeateve, lundërtarë e tregtarë të zotë. Ishin shkëmbimet tregtare me zonat e tjera që u bënë shkak për themelimin e qytetit të Shkodrës. si një treg dhe vendbanim ilir. Shkodra ka qenë kryeqendra e fisit ilir të labeatëve, të cilët i dhanë emrin liqenit (Palus Labeatis), si dhe selia e shumë mbretërve ilir, të cilët e shtrinë sundimin e tyre nga Friuli e deri në Ambraki. Që në shek IV p.k e filloi jetën qyteti ilir, i cili njihej në histori me emrin Scodra dhe që atëherë nuk e ndërroi kurrë emrin vet.
Ka qenë kryeqytet i mbretërisë ilire në 181 Para Krishtit,
Pushtuar: Në vitin 168 nga Roma, sllavët, bullgarët, Venediku, turqit, serbët, malazezët, italianët, gjermanët.
Objektet kryesore: Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik, Fototeka Marubi, etj.
Aktualisht ka: 115 mijë banorë