Nga vuajtës në bashkëfajtorë

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Studentët po nuk kuptuan që e gjithë e keqja është ligji për arsimin e lartë
ku mblidhen të gjitha baktakçillëqet, poshtërsitë, mashtrimet, gabimet, stagnacioni, mizerabiliteti i diplomave, papunësia e të diplomuarve, korrupsioni, banaliteti, mediokriteti,

nuk kanë kuptuar asgjë !

Po asgjë fare!

Dhe që nga ky moment ata do të bëhen bashkëfajtorë me të gjithë ata që e konceptuan dhe e imponuan, dhe ata që e pranuan atë ligj!

Janë ditë që ata nga viktima do të shndërrohen në bashkëfajtorë!

Le të bërtasin sa të duan,
të rrinë në të ftohtë,
të fishkëllenjtë,
të bëjnë fjalim të bukura përballë kujtdo,
nuk vlejnë!

Do të quhen më vonë nga pasardhësit e tyre si thjesht alibira!

Alibira!

Ne nuk jemi budallenj! – tha vajza në Vlorë!
Po !

Drejt!

Por, përse po tregohen budallenj kur nuk janë, sigurisht!

do të vazhdojnë t’i tallin,
t’u marrin jetën,
t’i trajtojnë si skllevër,
t’u marrin hakun pak më vonë,
t’u thonë se kërkesat e tyre i firmosin dhe i realizojnë pikërisht ata që i kanë bërë budallenj deri tani,

me mendimin e kujdestarit te “Lulëkuqe mbi mure”:

Ik, ik, po prapë këtu do të vish qerrata!

Të ngjashme