Gratë myslimane kanë nisur të grumbullojnë hashtag për të ndarë përvojat e tyre të ngacmimeve seksuale gjatë pelegrinazhit të haxhit dhe në mjedise të tjera fetare.
Hashtagu që ato janë duke e përdorur është #Mosquemetoo, i cili ka filluar në rrjetin social Twitter, me të vetmen arsye për të denoncuar ngacmimet seksuale të grave myslimane gjatë pelegrinazhit në Haxh.
#Mosquemetoo ka filluar nga feministja dhe gazetarja egjiptiane amerikane, Mona Eltaway,e cila ka ndarë përvojat e saj në mediat sociale, raporton Insajderi.
Ajo fillimisht foli për sulmin seksual gjatë pelegrinazhit të haxhit në moshën 15 vjeçare.
Hashtagët, #MeToo dhe #BalanceTonPorc është bërë një nga trendet kryesore në Twitter Farsi.
Ajo ka nxitur shumë gra që të tregojnë historitë e tyre kur janë prekur në turmë gjatë pelegrinazhit.
Rreth dy milionë myslimanë angazhohen për haxh në qytetin e shenjtë të Mekës çdo vit.
Shumë gra kanë sfiduar gjithashtu idenë se veshja e hixhabit i mban gratë të sigurta nga sulmet dhe ngacmimet.
Në Islam gratë inkurajohen që të mbulojnë flokët dhe trupin e tyre në publik në mënyrë që të ruajnë ndershmërinë dhe të mbajnë veten të sigurt nga vëmendja e meshkujve dhe nga ngacmimet dhe sulmet.
Në janar gratë në kryeqytetin iranian Teheran hoqën hixhabin e tyre në shenjë proteste ndaj kodit të detyrueshëm islamik të vendit.