Policia ka arrestuar një burrë në Pejë, meqenëse i njëjti ka ngacmuar në vazhdimësi një grua dhe familjarët e saj, duke u prezantuar si bashkëshorti i saj
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Pejë 24.09.2021 – 09:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti qe disa vite në vazhdimësi ngacmon viktimën femër kosovare dhe familjarët e saj (duke u prezantuar si bashkëshorti i saj). Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte”, ka njoftuar Policia.