Ngjarja te blloku: Fillon seanca gjyqësore ndaj Ervis Martinit, prokuroria kërkon burg pa afat

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Ka rifilluar seanca gjyqësore ndaj Ervis Martinit në gjykatën e Tiranës, ku prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për të, nga 30 ditë me afat në arrest me burg.

Prokuroria ka sjellë një dosje voluminoze ndaj Martinit, ku përveç provave të reja që kanë të bëjnë me ngjarjen e 4 tetorit në bllok, organi i akuzës ka kryer edhe një hetim financiar të aktiviteteve financiare të Martinit, njofton TCH.

Sipas prokurorisë, ngjarja në bllok nuk ishte e çastit, por e paramenduar, pasi nga përgjimet telefonike, Ervis Martini u ka thënë shokëve të tij që të vinin tek lokali madje të merrnin dhe armë me vete.

Përveç akuzës së vrasjes për këtë ngjarje, Martini do të akzuohet edhe për fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale dhe shmangie të tatimeve, pasi janë kosntatuar transferta dhe transaksione në disa qindra milionë lekë të reja me burime të pajustifikuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme